Ilir Daja te Skënderbeu? Kjo deklaratë është domethënëse

0

Ilir Daja është opsion për Skënderbeun. Trajneri kryeqytetas, i cili sezonin e fundit drejtoi Flamurtarin dhe e mbylli kampionatin në vendin e pestë, ka disa oferta. Korçarët duan ta rikthejnë në stol, por në klub momentalisht nuk kanë dalë me një qëndrim.

Daja nga ana tjetër ka folur dhe ka lënë të hapur mundësinë e një bashkëpunimi me bardhekuqtë: “Nuk e përjashtoj aspak mundësinë për të qenë pjesë e ekipit të Skënderbeut. Jam më se i lumtur për atë që kemi arritur së bashku me futbollistët dhe presidencën. Nuk e mohoj që vazhdoj të jem në kontakte me drejtuesit e Skënderbeut dhe në momentin e duhur mund të ketë edhe një finalizim”.

Trajneri kryeqytetas, ka vijuar me deklaratën e tij në RTSH Sport: “Unë jam i gatshëm për Skënderbeun, edhe pse ka shumë kërkesa nga ekipe të ndryshme. Për momentin më duhet të pushoj dhe më pas do të vendos. Gjithsesi të mos keqkuptohemi, nuk po pres aspak se cila do të jetë përgjigja e KAS. Uroj që Skënderbeun ta shoh në Europë që këtë sezon, pasi është vlerë e futbollit shqiptar.

Jam gati të punoj në çdo rrethanë me Skënderbeun, por e përsëris: një trajneri i duhet një motiv maksimal për të qenë vetvetja dhe kërkues në nivelin maksimal. Këto mua nuk më mungojnë dhe besoj se me Skënderbeun gjithçka është e realizueshme”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.