Ilir Allmuça lë Dinamon, Ervis Kaja drejt Gjermanisë

0

Dinamo po humb shumicën e titullarëve. Mendohej se do të ndodhte ndryshe dhe blutë do përforcoheshin dhe do synonin elitën, por shenjat e para nuk janë pozitive. Të fundit që përfliten si të larguar janë mbrojtësit Ilir Allmuça dhe Ervis Kaja, si dhe mesfushori Rei Nuriu.

Për SportEkspres.com, mbrojtësi Ilir Allmuça pranon se do të largohet nga Dinamo dhe ka dy oferta: “Po, unë do largohem nga Dinamo. Kam dy oferta nga Kategoria e Parë, e duke qenë në bisedime, nuk po u deklaroj emrat e tyre. E rëndëësishme është që të jem në një skuadër që pretendon Superioren, por dhe unë të kem minuta loje”.

Ndërsa për mbrojtësin Ervis Kaja, Allmuça tregon se ai është larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë. “E di me saktësi se Ervis Kaja është nisur drejt Gjermanisë me familjen. Për lëvizje të tjera nuk kam ndonjë informacion konkret, edhe pse kam dëgjuar se Prendi, Çeliku e Sefa duan të largohen”. Në këto kushte kur nuk ka sinjale për organizimin e skuadrës, largimet nga Dinamo bëhen normale.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.