Iliçiç si Mesi e Aguero, shifrat janë ato që flasin më së miri!

Josip Iliçiç e ka shkruar emrin përkrah Lionel Mesit dhe Serxho Agueros, pasi së bashku janë lojtarët që kanë shëmuar më shumë tripleta në pesë ligat kryesore të Europës. Mesfushori i Atalantës, i cili luan për Slloveninë, në takimin e fundit që skuadra italiane fitoi 2-6 ndaj Sasuolos, ishte autor i tre golave. Përgjatë vitit 2018 ai ia ka dalë ta bëjë diçka të tillë edhe dy herë të tjera.

Iliçiç trigolësh këtë sezon i ka shënuar edhe Kievos së vendit të fundit dhe në atë takim Atalanta fitonte me rezultatin 3-1. Trigolëshin tjetër e ka realizuar kundër Hellas Verona në muajin mars. Skuadra nga Bergamo triumfonte me shifrat 0-5. Interesant fakti që të tria tripletat ai i ka shënuar në transferta.

SHIFRAT E MESIT DHE AGUEROS – Sulmuesi i Barcelonës këtë sezon ka realizuar vetëm një tripletë kundër Levantes në triumfin 0-5 në transfertë. Sezonin e shkuar, Leganes (fitonte Barcelona 3-1) dhe Deportivo La Korunja (triumfonte Barcelona 2-4) ishin “viktimat” e Lionel Mesit.

Argjentinasi Aguero, ashtu si Mesi, këtë sezon ka realizuar vetëm një trigolësh: atë ndaj Hadersfilld, ndeshje ku Siti fitoi 6-1. Sezonin e shkuar në janar i ka realizuar tre herë Njukasëllit (3-1 fitonte Siti) dhe Lesterit. Madje këtyre të fundit u realizonte katër herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *