Iku si i pavlefshëm nga Partizani, Çetkoviç është superstar në atdhe

Marko Çetkoviç ishte një nga futbollistët që doli tepër në fund të sezonit të shkuar te Partizani, atëherë kur të kuqtë larguan disa lojtarë, bënë një figurë të shëmtuar në Europa League dhe më pas nisën projektin e dështuar italian.

Mesfushor me aftësi të shkëlqyera organizative, Çetkoviç e kishte treguar vlerën e vet te Laçi, ku në periudhën 2014-2016 ishte kthyer në një lojtar kyç, ndërkohë që aventura te Sarajevo nuk i shkoi mbarë dhe vendosi të pranonte ofertën e Partizanit.

Tani Çetkoviç luan në Mal të Zi, te Mlladosti i Podgoricës, qyteti i lindjes. Verën e shkuar kjo skuadër e kaloi një tur në Europa League dhe u eliminua nga Shturmi i Gracit, ndërsa Çetkoviç u bë lideri i mesfushës dhe ka pasur një sezon të shkëlqyer. Mlladosti e mbylli kampionatin në vendin e tretë, duke shkuar sërish në Europa League, ndërsa Çetkoviç është vlerësuar për sezonin e tij të shkëlqyer, sepse është përfshirë në formacionin më të mirë të sezonit në Malin e Zi.

Me siguri te Partizani do të kishte vlejtur shumë në këtë sezon të dështuar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *