Ikin titullaret, irritohen tifozet e Sopotit

0

Skuadra e Sopotit, pritet që të ketë një pamje të re sezonin që do të vijë, pasi të paktë janë ata lojtarë që do të qëndrojnë nga futbollistët që mbyllën edicionin e shkuar me librazhdasit. Një nga këta është edhe mbrojtësi vlonjat Halim Begaj, që luajti për vjollcët në kampionatin e kaluar dhe spikati në takimet ku u aktivizua si titullarë. Me shumë gjasa, ai do të ndërrojë destinacion, duke iu thënë “lamtumirë” librazhdasve.  Me shumë gjasa, lojtari, duket se do të vijojë karrierën në Superligë. Halim Begaj, në të kaluarën e tij, krahas Sopotit, ka luajtur në elitë edhe me Flamurtarin dhe Vllazninë, për të mos thënë që më parë ka qenë edhe titullarë në ekipin Shpresa U-21. tashmë që është në kulmin e karrierës, Begaj kërkon një aventurë në Superligë.

REAGIMI – Sapo kanë mësuar për largimin e disa titullarëve, janë tifozët ata të cilët kanë reaguar: Drejtuesit ma kanë premtuar që do të ndërtojnë jo vetëm stadiumin modern por edhe një ekip me pretendime. Ne, duam që lojtarë titullarë të qëndrojnë në skuadrën tonë”, ka qenë reagimi i ultrasve librazhdas.

Mariglen Miraka

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.