“Iki vetëm nëse ma kërkon Zidan”, te Reali tani ka një çështje!

Çështja se kush e meriton të jetë portieri titullar i Real Madrid ka kohë që zien. Zinedin Zidan me deklaratat e tij para ndeshjes me Valencian shtoi edhe më shumë diskutimet. Francezi tha se do duhet ta mbyllë sezonin me portierët aktualë dhe sezonin e ardhshëm nuk do të ketë dyshime për portën.

Më i prekuri në këtë debat është padyshim Keilor Navas. Portieri i Kosta Rikës humbi vendin e titullarin në fillim të sezonit, pas ardhjes nga Çelsi të Kortuas. Navas ka arritur të kontribojë për madrilenët në katër Champions të fituara brenda pesë viteve duke mos shfaqur asnjë dobësi.
Gjithsesi, nuk ishin të këtij mendimi madrilenët duke dashur një emër të madh në mes të katërkëndëshit.

I pyetur nga mediat e huaja, Navas deklaron se do të ishte i gatshëm të largohej nga Madridi vetëm nëse Zidan do ja kërkonte një gjë të tillë. Ai shton se nëse nuk ndodh diçka e tillë do të respektojë kontratën deri në fund.

“Nëse trajneri më kërkon të largohem, unë do ta bëj. Kam një kontratë me Real Madrid. Kam dhënë gjithmonë më të mirën për këtë klub. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Fillimisht duhet të fokusohemi tek tetë ndeshjet e mbetura për të mbajtur lart nderin e ekipit.”, përfundon deklaratën Navas, që shton edhe më shumë dyshimet për mundësinë e largimit nga mbretërit në fuqi të Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *