Ikardit nuk i bën përshtypje kërkesa e Interit dhe vë “veton”

0

Raportet mes Interit dhe Mauro Ikardit janë të ngrira. Vonesa në stërvitje e kapitenit u shoqërua me një gjobë prej 100 mijë eurosh nga Interi, ndërsa rinovimi për të nuk po vjen. Reali i Madridit, Juventusi dhe Çelsi po monitorojnë me kujdes situatën. Në fillim ishte Uanda Nara, bashkëshortja dhe agjentja e sulmuesit, ajo që thumboi klubin zikaltër, duke pretenduar se oferta e Interit nuk vlen dhe rinovimi është larg.

Më pas erdhi vendimi i klubit, që ka programuar një takimi midis Xhusepe Marotës, administratorit të deleguar të Interit dhe Uanda Narës, agjentes së Ikardit. Klubi është gati t’i bëjë një tjetër propozim Narës me shpresën që negociatat të mbyllen me akord.

Por, disa fjalë kanë qarkulluar se klubi i ka kërkuar kapitenit të përfaqësohet në takim nga dikush tjetër dhe jo agjentja aktuale. 25-vjeçari ka zgjedhur të përgjigjet në rrjete sociale, duke bërë të qartë që ai nuk heq dorë nga agjentja dhe gruaja e tij.

Dua të sqaroj se jam shumë, por shumë i lumtur dhe i kënaqur me punën që kemi bërë deri më tani. Për shkak të kësaj, do të jetë gjithmonë Uanda, ajo që do të mbrojë interesat e mia deri në fund të karrierës”, përfundon komenti i goleadori të Interit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.