Ikardi te Reali? “Kushton 200 milionë”

Kapiteni i Interit Mauro Ikardi është duke zhvilluar një sezon madhështor dhe tashmë ndiqet më vëmendje nga shumë klube të mëdhenj, por bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e tij Uanda Nara sqaron se sulmuesi vlen 200 milionë euro, të paktën.

Interi është ende pa humbje në Serinë A dhe Ikardi ka qenë superstari, me 15 gola në 14 ndeshje.

Argjentinasi 24-vjeçar më në fund është thirrur edhe në kombëtare, ku mungonte edhe për shkak të historisë së tij të pabesueshme në lidhje me Uanda Narën, që ishte bashkëshortja e sulmuesit tjetër argjentinas Maksi Lopez, të cilin e la për Ikardin.

Nara tani këmbëngul se Ikardi është i lumtur tek Interi, por e pranon se e kërkojnë emra si Reali, Çelsi dhe Bajerni.

“Mauro është një lojtar i rëndësishëm dhe këta janë klube elitare, që e ndjekin prej kohësh. Është e drejtë që një sulmues i tillë, ndër numrat 9 më të rëndësishëm në botë, të kërkohet nga shumë klube”, shprehet Uanda Nara, që komenton zarar për interesimin e Realit: “Preferoj të mos tregoj se kush më telefonin. Unë merrem me këto gjëra, Ikardi merret me fushën dhe Interin, ku është i lumtur. Interi e di që Ikardi ka refuzuar klube dhe oferta shumë joshëse, sepse ka ngjyrat zikaltër në zemër, edhe pse nuk e mohoj që ka shumë klube të interesuar për të”.

Ikardi ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh për prishjen e kontratës që përfundon në vitin 2021, por Uanda Nara e pranon se ai çmim është qesharak në tregun aktual: “Çmimet po shkojnë në qiell nga viti në vit dhe mendoj se Ikardi vlen të paktën 200 milionë euro. Ikadi ka një kontratë, dëshiron të fitojë me Interin, por të ardhmen nuk e di askush. Fjalën e fundit e thotë klubi dhe ekzistojnë oferta që nuk refuzohen dot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *