Ikardi si “shigjetë”, vendos rekordin personal në Serinë A

Argjentinasi nuk shënonte prej 3 ndeshjesh. Tani janë 25 topa të përfunduar në rrjetë. Vjet e mbylli me 24 kampionatin, ndërsa në fokus është sezoni 2014-2015 me 27, por edhe me kupat

Pak pushim dhe më pas sërish në pistë… Duke firmosur kështu parakalimin e madh dhe duke i dhënë, momentalisht, zonën Champions Interit. Mauro Ikardi është zhbllokuar pas tre ndeshjesh ku kishte parë portën vetëm nga larg dhe nuk kishte dërguar topin në rrjetë. Dhe, pas mbrëmjes së djeshme ndaj Kaljarit, ka edhe një motiv më shumë për të festuar: golat arrijnë shifrën 25. Është rekordi i tij personal: kurrë Maurito në karrierën e tij kishte arritur të shënonte kaq shumë gola në Serinë A.

Duke lexuar numrat, thuhet që Kaljari sjell fat për Ikardin. Deri më sot, në takimet ndaj sardëve, kishte shënuar 5 gola në 9 kryqëzime me fanellën e Interit. Dje është arritur 6 në dhjetë ndeshje. Dhe, kur ai shënon, sigurisht nuk është rastësi, Interi merr 3 pikët.

Numrat – Buzëqeshjen më shumë, Mauritos ia dhuron rekordi personal i golave në kampionat. Prej ditës së djeshme, në fakt, janë 25 gola. Nuk kishte bërë kurrë kaq shumë, pasi ka kaluar edhe rekordin e vitit të shkuar, me 24, gjithmonë me fanellën zikaltër. Por, sigurisht, nuk është sezoni kur ka shënuar më shumë: mes kampionatit dhe kupave, numri i golave në total ishte 27 për sezonin 2014-2015 (22 gola në kampionat dhe 5 në kupa). Mbeten edhe pesë ndeshje kampionat për të rishkruar këtë statistikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *