Ikardi sfidon Juventusin: Ky Inter është ndryshe!

Sulmuesi i zikaltërve ka mohuar zërat për oferta nga klubet e mëdha. “Maradona është fiksuar më mua. Synojmë Champions, ndoshta dhe titullin”

Kryesuesi i golashënuesve në Serinë A, gjithashtu kryesuesi i kalsifikimit në tabelën e kampionatit, Mauro Ikardi, flet për ecurinë pozitive të Interit në këtë fazë të parë të sezonit. Ai nuk lë pa përmendur edhe bashkëkombasit e tij, Mesi dhe Maradona, për marrëdhëniet e keqkuptimet me ta. Vazhdon të mohojë zërat për një ofertë nga Reali i Madridit, Bajerni apo PSG-ja. Megjithëse është shumë i kënaqur me zikaltrit nuk mohon kategorikisht një largim të mundshëm në fund të sezonit.

Mauro Ikardi, në Spanjë ka thashetheme që vizitat mjekësore me Realin do të bëhen në fund të vitit.

“Budallallëqe”.

Po nëse Reali, Bajerni dhe PSG-ja do të vinin me paratë e klauzolës dhe një kontratë të majme, ju çfarë do të bënit?

“U jam përgjigjur disa herë tashmë, nuk është momenti për të diskutuar këto gjëra dhe nuk jam unë ai që menaxhoj këto gjëra”.

Por, klauzola do të kishte vlerë vetëm nëse ju i thoni po.

“Në fakt nuk ka ardhur asnjë. Është e qartë që jam mirë në Milano, këtë e dinë të gjithë. E dashuroj këtë qytet, luaj, shënoj shumë gola dhe jam kapiteni i një klubi të madh. Këto gjëra kanë rëndësi për mua. Për çështjet e merkatos duhet të mendojnë të tjerët, mua më intereson fusha, duhet të mendoj vetëm të bëj punën time, që do të thotë të shënoj dhe të ndihmoj skuadrën. Është Uanda ajo që flet me klubin”.

Flitet për një rinovim, për një klauzolë shumë të ulët. Ju a doni realisht të qëndroni në Milano?

“Klauzolën e ka vendosur Interi, nuk e di nëse është e ulët apo e lartë. E përsëris që qëllimet e mia janë të qarta, dua të fitoj diçka me këtë fanellë. Në të ardhmen, kur të vijë momenti i ofertave të tjerëve, të gjithë duhet të shkojnë të flasin me Interin, me Auzilion dhe me presidentin, pastaj do të shohim”.

Nuk e di, po nëse Interi nuk e “sakrifikon”…

“Jam mirë këtu në Milano”.

Auzilio thotë që do të bëni shumë rinovime.

“Në fakt kemi bërë disa. Do të vijnë të tjera siç duket. Pieros i pëlqen t’i shqyrtojë me Uandën, ka një dashuri dhe urrejtje mes tyre”.

Asnjë hezitim gjatë këtyre viteve. Gjithmonë Interi në kokën tuaj, pavarësisht se ka shumë pak suksese. Nga ju buron kjo dashuri për këtë klub?

“Është faji i Adrianos dhe Martins. Që i vogël luaja gjithmonë me Interin në ‘Playstation’, Adriano ishte shkatërrues dhe Martins ishte i shpejtë. Më pëlqente edhe fakti që shumë argjentinas kanë shkuar historinë e zikaltërve. Nuk isha tifoz në ato kohë, por kështu ngjyrat zikaltër m’u ngulitën në kokë. Pastaj ka edhe një hitori tjetër që më lidh me Interin. Një ditë, kur jetoja në Kanarie disa miq të familjes do të shkonin në Milano për shëtitje dhe kishin edhe turin brenda San Siros. U kthyen me dy bereta, njëra ishte e Interit tjetra e Milanit. Unë dhe një miku im duhet të zgjidhnim, unë zgjodha i pari dhe pa dyshim ishte ajo e zikaltërve. Ndoshta për këtë arsye në atë moment u bëra tifoz. Isha shumë i emocionuar kur Morati erdhi personalisht të më kërkonte më çdo kusht të më tërhiqte nga Sampdoria”.

Kthehemi në aktualitet, çfarë ka ndryshuar në krahasim me vitin e kaluar? Një pjesë e mirë e lojtarëve janë të njëjtët…

“Ka ndryshuar ambienti rreth skuadrës në të gjitha kuptimet. Një pjesë e mirë e kësaj merite shkon për Spaletin dhe ndjeshmërisë si ‘dirigjent’”.

Na përshkruani Spaletin atëherë.

Ka një personalitet shumë të fortë, di të transmetojë menjherë atë që ka në mend dhe e bën në mënyrën e duhur. Na ka ndihmuar shumë, dhe duke hyrë në mendjet tona ka ndryshuar shumë gjëra në këtë periudhë.

Flitet për një punë të shkëlqyer në klub.

“Në kamp pothuajse të gjithë trajnerët punojnë mirë. Spaleti sigurisht që është i madh në këtë kuptim, por mbi të gjitha ai diferencon jashtë kampi, në këtë kuptim e kisha që është një ambient ndryshe me një klimë më të mirë. Vitet e kaluara kemi pasur Mançinin, pastaj erdhi De Bur pak ditë pas fillimit të kampionatit, më pas iku De Bur për t’i lënë vendin Piolit. Por sot gjithçka është më e qartë përreth skuadrës dhe kjo na ka dhënë qetësi në disa aspekte. Të gjithë janë në gjendje të punojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo gjë është vërtetuar deri më tani…”.

Suksesi në erën e Spaletit mbi të gjitha duket të jetë mendor, skuadra është e gjallë, kompakte dhe kreative. Vitin e kaluar mjaftonte një pengesë e për të hedhur poshtë çdo sukses. Besoj se kam të drejtë?

“Sipas meje kur gjërat nuk janë të qarta jashtë dhomave të zhveshjes gjithmonë krijohet një konfuzion dhe ky konfuzion përhapet në të gjithë ambientin. Vitin e kaluar u ndje shumë mes lojtarëve, stafit dhe drejtuesve. Me pak fjalë, nuk mund të fitohen trofe kur ke disa probleme të pazgjidhura”.

Çfarë do të thotë Juventus-Inter?

“Duhet të vazhdojmë atë që kemi demonstruar deri tani. Nuk jemi rastësisht të parët, por duhet ta trajtojmë këtë mbrëmje si një etapë e një xhiroje të gjatë. Në lojë janë gjithmonë tri pikë, të mos e harrojmë asnjë moment. Pastaj, sigurisht që e dimë kuptimin e një sfide të tillë, por na duhet ta përballojmë me zgjuarsi, pa u shkëputur nga objektivat tona”.

A është një Inter për titull?

“Qëllimi i kampionatit tonë është të hyjmë në zonën e Ligës së Kampionëve, këtë na ka kërkuar shoqëria dhe ky është një objektiv që nuk duhet të dështojmë”.

Vitin e kaluar, Juventus-Inter pati një fund shumë të nervozuar: Perisiç i përjashtuar, pastaj i skualifikuar gjithashtu për një top që qëlloi shumë pranë Ricolit. Çfarë atmosfere do të jetë në Torino në mbrëmje?

“Nëse ndodh ajo që ndodhi vitin e kaluar, trajneri na thyen këmbët… Tensioni prodhoi skena të shëmtuara. Por sot dijmë si të sillemi në çdo situatë, i sigurt për këtë. Është mentaliteti i duhur për të përballuar një ndeshje të tillë”.

A është Ikardi në gjendjen më të mirë të tij?

“Jo, më e mira do edhe pak kohë të vijë”.

Por po shohim një sulmues të kompletuar, që shënon rregullisht dhe i ka këmbët nën shërbimin e skuadrës.

“Këtu ka shumë rëndësi puna e trajnerit gjatë javës, dhe si pasojë e asaj që na thotë çdo ditë, ose i predispozuar për të bërë diçka më shumë për shokët, që të ndihmojmë skuadrën. Spaleti është strikt në disa koncepte, dhe nuk është e rastësishme që nga bankina dalin gjithmonë lojtarë të motivuar”.

Keni statistika impresiononte, me këtë ritëm do të sulmoni rekordin e Higuain.

“Vitin e kaluar kam shënuar 24 gola dhe nuk kemi fituar asgjë. Sigurisht që dua të shënoj sa më shumë, por vetëm të rëndësishëm që të çojmë Interin aty ku e ka vendin, më këtë nënkuptoj Ligën e Kampionëve”.

Ikardi i sotëm është i niveli botëror? Apo i mungon diçka?

“Më mungon Europa. Për të qenë i një niveli botëror duhet të luash me nivele të tilla. Seria A është një kampionat i madh, por është e nevojshme të luash në një shkallë më të lartë si Champions-i”.

A do të të ndihmojë botërori?

“Sigurisht, aty janë më të mëdhenjtë e planetit. Nëse do të grumbullohem do të kem një mundësi unike”.

Ke qenë i varur gjatë nga bashkëkombasit argjentinas: ke menduar ndonjëherë t’i thuash po Italisë? Prandeli do të kishte bërë dokumente false për ju.

“Jo, jam argjentinas dhe gjithmonë kam ëndërruar fanellën e  Seleçaos. Kam arritur objektivin tim dhe tashmë dua të fitoj për popullin tim”.

Thonë që Sampaoli është i mërzitur më formën jo të mirë në miqësoret e fundit…

“Budallallëqe! Në Argjentinë shpesh shkruajnë gjëra për t’u shitur, gjëra që shpesh nuk janë të vërteta”.

Maradona nuk ju duron dot.

“Ka qenë një mit në fushë, por nuk di si t’i përgjigjem. Nuk e njoh si njeri, njoh djalin e tij dhe di disa gjëra, por nuk flas për ata që nuk shoqërohem personalisht. Maradona është fiksuar më mua… Është punë për të!”.

A ka një model Ikardi?

“Nuk kam parë shumë futboll në përgjithësi. Në çdo mënyrë idhulli im ka qenë gjithmonë Batistuta, pastaj te Barcelona më pëlqente shumë Eto’o”.

Je nga Rosario. Edhe Mesi vjen nga andej.

“Leo u intrigua nga fakti që gjeti një djalë nga Rosario të Barcelona, kemi filluar të flasim bashkë pikërisht për këtë motiv. Pastaj ne jemi të dy tifozë të Njuell’s Old Bojs”.

Meqë ra fjala te Barcelona, çfarë nuk funksionoi në atë eksperiencë?

“Ajo lloj loje, me aq shumë të vegjël mes të kuotuarve, nuk bënte për mua. Më kujtohet që edhe Ibrahimoviç u gjend mjaft keq. Menjëherë e kuptova që me karakteristikat e mia nuk do të gjeja hapësirë në skuadrën e parë. Më pas erdhi Sampdoria dhe më propozon një kampionat që e ndjeja më shumë si timin”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *