Ikardi paralajmëron kuqezinjtë!

0
Mauro Icardi Inter, Gianluigi Donnarumma Milan Milano 20-11-2016 Stadio Giuseppe Meazza - Football Calcio Serie A Milan - Inter Foto Giuseppe Celeste / Insidefoto

Argjentinasi do tw provojw tw prishw mallkimin, pasi kuqezinjve s’i ka shwnuar kurrw nw derbi

Në një intervistë të dhënë për “Premium Sport”, kapiteni i Interit, Mauro Ikardi ka thënë fjalët e fundit përpara derbit të sotëm, i pari i gjithi kinez: “Pas një ndeshje si ajo kundër Krotones, duhet të jemi të gjithë të inatosur. Të humbësh me Sampdorian dhe Krotonen nuk është një sjellje e mirë apo e zakonshme për Interin. Tani kemi derbin, që vjen pas një jave të veçantë, dhe nuk duhet të përsërisim të dielën. Tani na knë mbetur edhe shttë ndeshje dhe mund t’ia dalim nëse i fitojmë të gjitha. Për ne nuk është dështim nëse nuk arrijmë në Champions League, por tani duhet të mendojmë për të marrë pikët e nevojshme që të luajmë në Europa League.”

A e kushtëzojnë skuadrën zërat që e lidhin me Konten? “Jo, Konte nuk është diçka që ne e mendojmë. Jemi shumë të kënaqur me Piolin, i cili ka bërë gjëra të mëdha për ne që ditën e parë që mbërriti këtu. Mendoj se meriton besimin e klubit, mund të japë shumë për ne.”

Një mbyllje lidhur me objektivin Champions, që është kthyer në të pamundur edhe një herë tjetër: “Unë dua ta luaj me këtë bluzë. Do të japim maksimumin për ta çuar këtë skudër në Champions League.”

Ndërkohë, mediet argjentinase kanë raportuar se janë rritur shanset e Ikardit për t’u grumbulluar pas shkarkimit të Edgardo Bauzës. Edhe pse Horge Sampaoli ende nuk është zyrtarizuar si trajneri i ri i Argjentinës, “Ole” ka tentuar të japë emrat e lojtarëve të mundshëm që do të grumbullohen nën drejtimin e tij. Mes emrave të rinj që do të shihen me Argjentinën është edhe emri i kapitenit Mauro Ikardi.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here