“Ikardi nuk është e ardhmja jonë, ka marrë fund prej kohësh!”, ultrasit nuk falin

0

Mauro Ikardi u rikthye pas një kohe të gjatë me Interin. Sulmuesi gjeti golin menjëherë në fitoren kundër Xhenoas dhe duket sikur është rikthyer qetësia në kampin zikaltër. Ndoshta për drejtuesit, stafin teknik dhe ekipin, por akoma jo për tifozët.

Ultrasit e Interit, të njohur si “Curva Nord”, kanë dalë me një komunikatë. Ata konfirmojnë faktin që nuk do të tërhiqen: Ikardi për ta nuk është e ardhmja dhe as e tashmja.

REAGIMI I ULTRASVE ZIKALTËR

Në pritje të ndeshjes së nesërme, ne përsërisim pozicionin tonë dhe të anëtarëve tanë. Mendimi i grupimit është në sintezë me mendimin e anëtarëve tanë. Pikë. Zhvillimi i tifozllëkut gjatë ndeshjeve nuk është shprehje dhe as pasojë. Nuk jemi ne ata që duhet të thonë se çfarë duhet të bëjnë tifozët e tjerë në stadium. Nuk na interesojnë fare krahasimet se kush është më tifoz, e kush është më interist se tjetri.

Ne nuk bëjmë hapa pas sa i përket Ikardit. Ai nuk mund të jetë e ardhmja e Interit. Ai ia hapi vetë gropën vetes, duke refuzuar disa herë të veshë fanellën tonë me justifikime qesharake.

Për ne ka marrë fund koha e “dua, por nuk mundem”. Ne e shfaqem mendimin tonë në stadium kundër Xhenoas. Ne jemi tifozë. Shkojmë në stadium për të mbështetur Interin dhe për të dërguar ekipin drejt fitores. Jo për t’i dhënë më shumë rëndësi se duhet një figure për të cilin, e kemi shkruar prej kohësh fjalën FUND.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.