Ikardi: Një ndeshje Brazil-Argjentinë nuk është asnjëherë miqësore

Mauro Ikardi ka gjetur në fund hapësira në Kombëtaren e Argjentinës. Sulmuesi i Interit me shumë mundësi do të jetë në fushë më datën 16, kur skuadra e tij do të zbresë në fushë ndaj Brazilit.

25-vjeçari shprehet se një ndeshje kundër 5 herë kampionëve të Botës nuk është asnjëherë miqësore dhe se skuadrat do të luftojnë shumë në fushën e blertë. Sa i përket skuadrës, Ikardi tregon se në skuadër janë afruar shumë djem të rinj, të cilët po përgatiten për të ardhmen.

“Jam në një moment mjaft të mirë dhe kam qenë në të njëjtin ritëm me grupin, ndryshe nga hera e fundit që kam qenë i grumbulluar. Kemi një projekt të ri tani, me lojtarë të rinj, të cilët e kanë veshur për të parën herë fanellën e Kombëtares. Po provojmë që të ndërtojmë diçka për të ardhmen”.

“Argjentinë-Brazil? Nuk është asnjëherë një ndeshje miqësore. Është një sfidë që ka shumë entuziazëm, çka u pa dhe në ndeshjen e fundit që kemi luajtur. Kur luan kundër Brazilit ka diçka më tepër. Në fushën e blertë kundër Brazilit nuk flitet për një miqësore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *