Ikardi i jep fund terapisë, të nesërmen rikthehet në stërvitje

0

Prej më shumë se një muaji Mauro Ikardi po i nënshtrohej një terapie për të kuruar dhimbjen në gjurin e majtë. Argjentinasi nuk stërvitet me Interin që prej 13 shkurtit, por dita e nesërme do t’i japë fund mungesës së tij në qendrën stërvitore të Interint në “Appiano Gentile”.

Lajmi bëhet i ditur nga media e njohur italiane “Mediaset Sport”. Në rast se gjithçka shkon mirë Ikardi do të ketë mundësinë për të gjetur formën e duhur për të qenë gati për sfidën delikate të 31 marsit, ku Interi pret në “San Siro” Lacion.

Duke parë raportin e përkeqësuar me trajnerin Spaleti është shumë e vështirë që 26-vjeçari të rikthehet titullar në një kohë kaq të shkurtër, gjithsesi gjëja më e rëndësishme për Interin dhe lojtarin është që situata po shkon drejt normalitetit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.