Ikardi fantastik, “përpin” derbin dhe “zhyt” Milanin!

“Ikardi i ka shpatullat e gjëra si Ibrahimoviç!”. Luçiano Spaleti e dinte, ndoshta e parashikonte që derbi ndaj Milanit pikërisht do të vendosej nga ai, argjentinasi.  Një mbrëmje të tillë nuk e kishte menduar kurrë as kapiteni i Interit, që ishte kritikuar këto kohët e fundit sepse nuk shënonte me aksion, por vetëm nga pika e bardhë apo goditjet standarde. Kështu, në një ndër sfidat më të rëndësishme të sezonit, vendos të bëjë gjithçka vetë dhe me një tripletë fantastike shkatërron Milanin, duke e zhytur akoma më shumë në krizë dhe duke ngjitur Interin në vend të dytë në renditje.

https://www.youtube.com/watch?v=6vb6doVgb-s

Një ndeshje, ajo në “San Siro”, që dhuroi pesë gola, kartona të verdhë, shtylla por edhe një penallti dhe autogol të portierit Handanoviç. Në fund, feston Interi dhe Spaleti, që tashmë nuk mund të fshihet dhe duhet të synojë titullin. Dy gola në zonë “si vrasës” dhe një tjetër me penallti, pasi Rodriguez mbajti nga fanella D’Ambrozion brenda zonës së rreptësisë. Me këtë humbje, Montela rrezikon shkarkimin, teksa tashmë është e treta radhazi dhe kriza nuk ka fund. Kuqezinjtë dorëzohen., pasi në fillim Suso dhe më pas Bonaventura dhanë shkëndijën për të synuar edhe fitoren, por nuk mjaftuan. Shumë gabime në mbrojtje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *