Ikardi është e tashmja e Uandas, por në CV-në e saj është edhe më i madhi i Argjentinës

Vite më parë, kur Uanda Nara ishte ende shumë e re (18-19 vjeç), doli një thashethem në Argjentinë rreth një lidhjeje verore të saj me Diego Maradonën, me të cilin kaloi javë të nxehta. Në atë kohë Uanda mohoi gjithçka, por kishte shumë indicie që në fakt ajo kishte shkuar me Maradonën.

Këtë fundjavë që shkoi, në një prej emisioneve televizive më të ndjekura në Argjentinë, “La noche de Mirtha”, drejtuesja e emisionit zbuloi se ka qenë dëshmitare e një prej netëve të seksit mes Maradonës dhe Uandas.

[Best_Wordpress_Gallery id=”58″ gal_title=”Wanda”]

Mirta Legrand kujton se ishte në hotelin Costa Galana në Mar del Plata dhe një mëngjes u has me Uanda Naran, duke zbuluar se bashkëshortja aktuale e Ikardit ishte me Maradonën dhe gjatë gjithë natës ia kishte prishur gjumin, dihet arsyeja.

Kjo dëshmi konfirmon skandalin për të cilin u fol gjatë para 12 vitesh, ndërsa Uanda Nara u bë e famshme dhe përfundoi në faqet e para të gjithë gazetave, përveçse në televizion. Më pas historia dihet si vazhdon: martesë me Maksi Lopez në vitin 2008, tre fëmijë me të, divorc në vitin 2013, për t’u martuar një vit më vonë me shokun e ish-bashkëshortit, Mauro Ikardin, me të cilin ka dy fëmijë. Skema 4-3-3!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *