Ikardi drejt Madridit, projektohet shkëmbimi më i bujshëm i merkatos!

0

Prej kohësh në ambientet e Interit po përflitet për largimin e mundshëm të Mauro Ikardit, si dhe për një shkëmbim të këtij të fundit me Paolo Dibalan.

Gjithsesi, ende asgjë nuk është konkretizuar, teksa së fundmi bombën e lëshon prestigjiozja “AS”. Sipas të përditshmes spanjolle Atletiko dhe Interit po përgatisin shkëmbimin e bujshëm Ikardi-Morata.

Alvaro Morata duket se është një preferencë e Antonio Kontes dhe duket parë që Ikardi nuk është në listën e tij të dëshirave, shkëmbimi do të ishte ideal për të dyja ekipet. Në parim gjithçka duket e mundur. Tani mbetet për t’u parë se si do të shkojnë gjërat.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.