Ikardi dhe kombëtarja e Argjentinës, flet Lautaro Martinez

Lautaro Martinez ka folur për mediat argjentinase sot, ku ka prekur disa tema të rëndësishme rreth karrierës së tij. Sulmuesi foli për bashkëkombasin e tij, Mauro Ikardi, si dhe për eksperiencën e tij me fanellën e Argjentinës, kur ishte pjesë e “Albiçelestëve”. Në fjalën e tij, Lautaro tha:

“Ikardi? Si bashkëkombas është shumë i rëndësishëm për mua. Shpresoj që gjithçka të zgjidhet mes tij dhe klubit. Si brenda, ashtu dhe jashtë fushave, unë shkoj shumë mirë me të. Mauros i pëlqen shumë skuadra e Racing. I shohim bashkë disa herë ndeshjet, tani thjesht si tifozë.

Argjentina? Unë vetë dua të jap gjithmonë më të mirën, sidomos kur gjërat nuk po ecin ashtu siç duhet. Sfidat më motivojnë dhe kur kam një mundësi para meje, mundohem ta shfrytëzoj sa më shumë. Kështu është dhe te kombëtarja e Argjentinës. Kur jam në fushë, jap gjithmonë maksimumin, ndërsa në stërvitje vetëm mësoj, nga emra si Leo Mesi e shumë të tjetër, që i shoh me admirim”, përfundoi Martinez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *