Ikardi bën gati valixhet, kuotat e basteve e çojnë në Spanjë

Kriza ishte në ajër prej muajsh, duke parë zvarritjen për rinovimin e kontratës dhe provokimet e shpeshta të agjentes Uanda Nara, por tashmë Interi dhe Ikardi janë kthyer në armiq, pas vendimit të klubit për t’i hequr shiritin e kapitenit sulmuesit argjentinas.

Ikardi refuzoi të shkonte në Austri për ndeshjen kundër Rapidit të Vjenës dhe duket se do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës në kampionat, kundër Sampdorias, zyrtarisht për një dëmtim.

Ndërkaq, në verë do të nisë ankandi dhe që tani tregu i basteve jep një ide se ku mund të përfundojë 25-vjeçari. Kompania Stanleybet në Britaninë e Madhe ka vendosur Realin e Madridit në pole-position, sepse transferimi në Bernabeu kuotohet 3.

Disi më poshtë është Barcelona, e kuotuar 6, pasi Icardi ka qenë pjesë e Barcelonës vite më parë dhe klubi blaugrana verën e ardhshme mund të kërkojë pasuesin e Luis Suarez.

Hipotezat e tjera janë disi më të vështira: Juventus kuotohet 8, PSG e Mançester Junajtid 15, Çelsi me 25. Shumë pak shanse për Bajernin dhe Liverpulin, që kuotohen 40, sepse e kanë të kompletuar repartin e sulmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *