Ik pi**hu! Ronaldo qesh dhe jashtë parashikimit, Etrit Berisha ishte…ëngjëlli i SPAL

Juventusi ishte përgatitur për një goleadë ndaj SPAL-it, ashtu siç edhe do të ndodhte, nëse Etrit Berisha nuk do të ishte në portë. Gardiani shqiptar e ka shpëtuar ekipin e tij nga të paktën 3 gola të sigurtë, ndërsa në total arriti të bënte 8 pritje.

Një formë e jashtëzakonshme dhe të gjithë mediat italiane po vlerësojnë këtë nivel të Berishës. Ndeshja më e mirë e karrierës, erdhi pikërisht ndaj kampionëve të Italisë. Për t’u veçuar ishte edhe dueli mes Ronaldos dhe Berishës.

Megjithëse arriti ta thyejë njëherë të vetme, portugezi nuk është kurrë i kënaqur, nëse flitet për sasinë e golave. Në minutën e 94 ka ardhur edhe goditja e fundit nga ana e Ronaldos që kishte mundësi të mirë për të shënuar,  duke kërkuar krahun e djathtë të portës, por Berisha do të bënte një tjetër ndërhyrje të mrekullueshme. Duke qeshur dhe u surprizuar nga e gjitha ajo që bëri portieri shqiptar në 90 minuta, Ronaldo nuk ka ngurruar të japë edhe një fjalë jo shumë të bukur në gjuhën italiane: “Fan**lo”./Sport Ekspres/