Ignat zbulon Shkodrën dhe Vllazninë: Ju tregoj çfarë më ka habitur më shumë!

Dan Ignat është një nga afrimet e goditura të Vllaznisë në merkaton e verës dhe trajneri Hasan Lika e pret të kthehet në Shkodër. Gjithsesi, nga ajo çka tregon qendërmbrojtësi rumun, qyteti verior i Shqipërisë e ka bërë për vete.

Ignat ka dhënë një intervistë për “Pro Sport” dhe fillimisht flet për ekipin e Vllaznisë dhe ecurinë e deritanishme: “U bëra pjesë e një prej skuadrave më të titulluara në Shqipëri, pas Tiranës, Dinamos dhe Partizanit. Vitin e kaluar Vllaznia ra për herë të parë në ligën e dytë (në fakt nuk është hera e parë), që është një nivel mjaft i mirë referuar luftës sportive dhe shpejtësisë”, shprehet mbrojtësi rumun.

Më tej ai shton: “Kam pasur shansin që në skuadër të gjej shumicën e lojtarë që aktivizoheshin në ligën e parë sezonin e shkuar, futbollistë me eksperiencë dhe që kanë luajtur në kupat e Europë dhe me ekipin e tyre kombëtar. Kjo është edhe një arsye pse e përfunduam pjesën e parë të kampionatit me shtatë pikë nga vendi i dytë dhe me vetëm një humbje. Shpresoj që ekipi do të ngjitet në elitë”.

QYTETI –  “Ia vlen të jetosh aty, është një qytet i bukur, i madh, me një stadium të shkëlqyer dhe tifozë po njëlloj. Më ka bërë përshtypje që njerëzit lëvizin me biçikleta dhe skuter. të gjithë: të rinj, të moshuar, gra, madje edhe njerëz me kostum. Gjatë kësaj periudhe temperaturat janë shumë më të larta se në Rumani dhe qyteti është shumë pranë detit Adriatik”, shprehet Ignat.

KAMPIONATI DHE PARAQITJA E TIJ – “Sinqerisht prisja që të isha nga ndër më të mirët, pasi edhe përfitimet ishin nga më të mëdhatë në karrierë.  Ekipi ka pësuar vetëm 5 gola në 14 ndeshje. Niveli i Kategorisë së Parë? Mendoj se liga e dytë në Shqipëri është e ngjashme me ligën e dytë në Rumani përgjatë periudhës 2007-2011. Më pas rregullate vendosura për lojtarët Under 21 dhe 19 e ulën nivelin”, përfundon fjalën e tij mbrojtësi rumun, i cili ka luajtur në 13 ndeshje me Vllazninë dhe ka munguar vetëm një herë për shkak dëmtimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *