Igli Tares nuk mund t’i shpëtonte, por Muriqin e ndoqën edhe 3 skuadra të tjera të njohura

Igli Tare gjithmonë ka ndihmuar lojtarët shqiptarë me nivel të lartë për t’i afruar me ekipin e Lacios. Së fundmi është Vedat Muriqi në shenjestrën e drejtorit sportiv të lacialëve.

Madje në ndeshjen e fundit të Kosovës që u fitua me rezultatin 2-1 ndaj Çekisë, atje ku Muriqi ishte në supërformë, kishte edhe njerëz të ardhur nga skuadra italiane për ta mbajtur në vëzhgim. Nuk mbaron me kaq sepse në stadium gjendeshin edhe skautë nga skuadra të tjera të njohura.

Mediat turke raportojnë se Totenhemi, Fiorentina dhe Napoli kishin dërguar persona përgjegjës për të parë më nga afër vetëm Vedat Muriqin. Të gjithë vëmendjen ky sulmues e shpërbleu në mënyrën më të mirë, duke qenë më i miri i ndeshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *