Igli Tare vëzhgoi Latifin?

0

Një lajm interesant nga Italia, edhe pse duhet verifikuar: Igli Tare ishte dje në Palermo, për të ndjekur nga afër mesfushorin Liridon Latifi.

Talenti i Skënderbeut është tashmë edhe pjesë e kombëtares së madhe dhe në Palermo luajti disa minuta në fundin e takimit.

“Il Corriere dello Sport” shkruan se Lacio po kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm dhe mbi të gjitha investime afatgjata, ndaj synohen lojtarë në moshë të re.

Latifi ka shkëlqyer te Skënderbeu dhe mund të ishte shitur në janar, por nuk u realizua shitja për shkak se mesfushori kishte luajtur edhe me Kukësin verën e shkuar. Problem për Latifin është fakti që nuk është komunitar, pa harruar që tare tregohet i kujdesshëm me lojtarët shqiptarë, pasi mund ta akuzojnë se merr shumë bashkëkombas.

Këtë verë Latifi mbyll kontratën me Skënderbeun dhe mund të largohet falas, por zor se Skënderbeu e lëshon kaq lehtë, pasi ka punuar shumë për ta rritur këtë supertalent.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.