Igli Tare “mban” Etrit Berishën te Lacio

0

Drejtori sportiv i ka dhënë “jo” disa ofertave për huazimin e gardianit shqiptar, që s’po gjen hapësira pasi Marketi është titullar

Etrit Berisha do të vazhdojë të jetë me Lacion edhe në muajt në vazhdim. Të paktën, kështu ka vendosur për momentin klubi bardhekaltër, në sajë të Igli Tares, drejtorit sportiv të Lacios, i cili ka bërë të ditur se shtatlarti i Kombëtares së Shqipërisë nuk do të lëvizë. Federiko Marketi në katë muajt e parë të këtij sezoni ka luajtur titullar më shumë se sa portieri shqiptar nga Prishtina, që ka pasur disa oferta nga klube si Verona, që kanë kërkuar huazimin e tij. Por, Tare, i bindur për potencialin dhe, sidomos, duke qenë se Lacio do të synojë edhe Kupën e Italisë, e ka mbajtur.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.