Igli Tare fluturon në Mançester, bisedime për mesfushorin

0

Mançester Junajtid është i interesuar për Milinkoviç-Saviç. Serbi është një nga xhevahirët e merkatos, me Lacion që dëshiron të fitojë sa më shumë prej tij. Sipas “Sport Mediaset”, Igli Tare ka fluturuar drejt Mançesterit për të biseduar rreth transferimit të mesfushorit në Angli.

Junajtid ka vite që e ndjek 24-vjeçarin. PSG është rivali i klubit ishullor për lojtarin e Lacios. Megjithatë, kërkesa prej 80 milionë eurosh e Igli tares e ka bërë të tërhiqet klubin nga Franca. Junajtid do e paguante pa problem këtë shifër pas largimit të Pogba.

Francezi është me një këmbë jashtë, duke parë edhe deklaratat e Mino Raiolës, që u shpreh po punohet për transferimin e Pogba. Juventus ose Real Madrid janë në garë për yllin francez, me Junajtid që nuk e lëshon pa 150 milionë euro.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.