Igli Tare bën tregti në La Liga, lajmëron goditjen e parë në merkato në mesfushë

0

Tare ka gati goditjen e parë për këtë merkato. Këtë herë drejtori sportiv shqiptar i ka hedhur sytë nga Spanja për të gjetur lojtarin e ardhshëm të Lazios. Mesfushori Gonzalo Escalante do të jetë prurja më e re për bardhekaltrit që këtë vit po luftojnë për titullin kampion dhe kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm e kanë thuajse të siguruar.

Një lajm të tillë e ka bërë të ditur vetë Tare në një intervistë për “Sky Sports“, ku njofton se zyrtarizimi do të vijë së shpejti.  “Së shpejti do të njoftojmë blerjen e re, Escalante nga Eibar, lojtar që mendoj se kësaj skuadre do t’i duhet shumë, sepse ai ka përvojën e duhur, por mbi të gjitha karakteristikat e duhura për të luajtur në Lazio”, ka deklaruar Igli Tare.

Ndërkohë 27-vjeçari aktualisht mban veshur fanellën e Eirbarit, ndërsa e njeh kampionatin italian. Më parë ka qenë pjesë e Katanias, prandaj ambientimi në Serie A nuk pritet të jetë i vështirë për të. Vlera e tij në treg sipas “Transfermarkt“ është 3.2 milionë euro, megjithëse detaje të mëtejshme për këtë transferim pritet të zbardhen në vijim nga vetë klubi i Lazios./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.