Idrizi “thumbon”: Leli është ndryshe nga zevzeku i “Facebook”-ut!

Flamurtari po vazhdon përgatitjet në kuadër të sfidës së nesërme me Skënderbeun. Një përballje e fortë dhe tepër e ndjeshme, me të dy klubet që ndodhen në vendin e parë me nga shtatë pikë mbas tre javëve.

Ilir Daja do të përballet me ish-ekipin e tij, ndërsa Orges Shehi vjen për herë të parë në Vlorë si trajner. Flamurtari tenton titullin dhe për ta bërë diçka të tillë duhen mposhtur kampionët në fuqi të Skënderbeut.

Stërvitjen e Flamurtarit e kanë ndjekur dhe administratori i klubit vlonjat, Sinan Idrizi, i cili ka qenë i shoqëruar nga kreu i bashkisë, Dritan Leli. Tema e diskutimit të tyre ka qenë projekti “Vlora Sport”, por ata kanë dashur dhe t’i rrisin moralin ekipit para sfidës deçizive.

Por Leli është nga ata që rrallë shkon në stadium, e jo më në stërvitje. Gjithsesi Sinan Idrizi nuk mund të mos e komentojë këtë gjë, por edhe të “thumbojë” paraardhësin e Lelit, por pa përmendur emra. Sigurisht dihet që e ka me Shpëtim Gjikën.

Kryetari i bashkisë nuk është vetëm sot pranë ekipit, por ka qenë gjithmonë. Ai nuk është ai ‘zevzeku’ i facebook-ut, i cili bezdis çdo njeri. Kryetari i bashkisë i rri gjithmonë nga mbrapa Flamurtarit. Nuk është hera e parë që vjen dhe nuk vjen për të bërë ‘show’. Pra, ai rri nga mbrapa pa bezdisur njeri, pa fyer qytetin, pa shkatërruar qytetin, por i rri nga mbrapa në çdo lloj forme Flamurtarit”, u shpreh për mediat administratori i kuqezinjve, Sinan Idrizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *