Idrizi, ndërmjetës për “paqen” mes Duros e Alveshit   

0

Trajneri i Flamurtarit dhe sulmuesi brazilian, në bashkëpunimin e administratorit klubit, do të zgjidhin situatën e nderë që u krijua pas barazimit me Luftëtarin  

Elton Nika

Çështja e krijuar mes sulmuesit Danilo Alvesh dhe trajnerit Shpëtim Duro, me akuza dhe kundërakuza, pritet të zgjidhet sot te Flamurtari. Drejtuesit e tij duan ta zgjidhin brenda familjes. Në fakt, ajo çfarë sulmuesi brazilian deklaroi një ditë më parë erdhi si reagim pas deklaratave që vetë trajneri i Flamurtarit lëshoi pas barazimit në Vlorë me Luftëtarin. Trajneri nuk i kurseu fjalët ndaj Alveshit, duke mos e pranuar aspak faktin që sulmuesi kishte humbur aq shumë topa. Dhe natyrisht, kërkonte shumë nga futbollisti. Pas reagimit të Alveshit, trajnerit dhe zyrtarëve të klubit vlonjat, duket se gjithçka është lënë të zgjidhet brenda shtëpisë sot, kur skuadra do të grumbullohet për të nisur përgatitjet. Do të sqarohet një herë e mirë kjo çështje. Vlonjatët rinisin përgatitjet pas dy ditëve pushim të akorduara nga stafi teknik, duke përfituar nga ndërprerja e kampionatit, për shkak të ndeshjeve të kombëtares.

Flamurtari do të rinisë stërvitjen në orën 16:00 dhe pritet që para seancës së parë, Alvesh dhe trajneri Duro, ndoshta edhe drejtues të tjerë të skuadrës vlonjate, duke përfshirë edhe administratorin Sinan Idrizi, të kenë një takim mes. Në fakt, dita e hënë në klubin vlonjat ka qenë thuajse në qetësi, pavarësisht se “konflikti” i krijuar nuk ka lënë pa trazuar situatën. Ehe pse kanë zgjidhur një sërë problemesh, krahasuar me vitet e shkuara, kuqezinjtë kanë një tjetër rrëmujë, që sjell shqetësim. Te Flamurtari pritet takimi i sotëm për të sheshuar gjithçka dhe për të lënë në harresë atë çfarë ndodhi dy ditët pas ndeshjes me Luftëtarin, barazimin në shtëpi, që në Vlorë nuk është përtypur aspak. Dhe ndoshta diçka e tillë ngjalli jo pak polemika, ndërsa te klubi vlonjat kërkojnë që situatën ta kalojnë me sa më shumë qetësi. Kjo vlen dhe për takimin, që pritet të organizohet sot mes sulmuesit Alvesh dhe trajnerit Duro. E rëndësishme është që të sheshohet gjithçka dhe të mendohet vetëm për fushën.

NDËRMJETËSI – Administratori Sinan Idrizi pritet të bëjë rolin e “negociatorit” për të zgjidhur konfliktin mes lojtarit brazilian dhe trajnerit, sepse kuptohet që nuk i intereson aspak një situatë e trazuar në skuadër. Në fakt, konflikti ka nisur kohë më parë, kur trajneri i Flamurtarit shpesh ka lëshuar kritika për lojën e sulmuesit. Pas barazimit të fundit në Vlorë ato ishin më të shumta dhe lojtari reagoi në faqen e tij në facebook, duke theksuar se nuk është vetëm ai fajtor dhe se mund të luante dikush tjetër, nëse ishte më i mirë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.