Idrizi: Mblidhni urgjent Këshillin Bashkiak, duam mbrapsht paratë!

Problemet e pagave në Vlorë konsiderohen një normalitet. Gjithsesi ka edhe nga ata që nuk kanë duruar. Tomislav Bushiç dhe Goran Siljanovksi mbyllën kontratat, kurse Danilo Alvesh ende nuk është kthyer në Shqipëri.

Në lidhje me situatën në klub ka folur vetë administratori Sinan Idrizi, i cili thekson se gjendja nuk është aq e rëndë sa thuhet. Madje ai e quan normale.  “Situata e klubit është në kufijtë e normales në syrin tim. Në gusht, 80 për qind e ekipit ka marrë 30 për qind paradhënie. Pra, për Vitin e Ri, Flamurtarit i janë shpërndarë 50 mijë euro shpërblim. Ne kemi vonesa rreth një muaj e gjysmë ose dy në pagesat e lojtarëve, në pjesën më të madhe të tyre”, ka deklaruar Idrizi për “Top Channel”.

“Pyetja, nëse ka financa apo s’ka Flamurtari, është një pyetje për të cilën, ne që mbajmë përgjegjësi te Flamurtari, i dalim për zot. Nga ana tjetër, gjej rastin që nëpërmjet jush t’i bëj thirrje Bashkisë që në rastin e parë të mbledhë urgjent Këshillin Bashkiak, të na rikthejë detyrimet që ne kemi paguar për këta dhe për të tretët” përfundon numri një i klubit vlonjat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *