Idrizi i përgjigjet Gjicit: “E kam thënë, titulli…”

Flamurtari arriti që të ndalte hapin e Partizanit, pasi e mundi në Vlorë me rezultatin 1-0. Goli i shënuar nga Bushiç në minutën e 9-të. Administratori Sinan Idrizi ishte mjaft i lumtur pas ndeshjes, teksa dukej i kënaqur nga performancë e skuadrës së tij në përballjen me kryesuesit.

Gjatë ndeshjes, Idrizi qindori përkrah presidentit të Partizanit Gazmend Demi, por pas ndeshjes nuk mungoi dhe një telefonatë nga ana e Safet Gjicit. Nga sa kuptohet numri një i Kukësit duket se ka dashur që ta falënderojë Idrizin që skuadra e tij i dha mundësinë verilindorëve që të ngushtonin diferencën me kreun.

Si gjithnjë, Idrizi në të tilla situata është i kujdesshëm me përgjigjet, por edhe i mban mend ato që thotë, teksa i kujton Gjicit se ka thënë se titulli do të diskutohet mes Flamurtarit dhe Kukësit: “Po të kam thënë o Safet, titulli sivjet diskutohet mes Kukësit e Vlorës”. Ndoshta duket e vështirë, duke parë që si kuqezinjtë ashtu dhe kuksianët janë larg vendit të parë, ndonëse ka ende dhe shumë ndeshje për t’u luajtur.

Dihet që Gjici dhe Idrizi kanë raporte të mira, çka u dëshmua dhe nga marrëveshja mes palëve për Elton Kalen. Gjithsesi, Gjici mori një shumë të konsiderueshme parash për ta lënë brazilianin të lirë, por duke parë paraqitjen e mesfushorit në ndeshjen e djeshme me siguri që do donte që më shumë ta kishte në skuadër anësorin, i cili dha asistin e golit mbrëmjen e djeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *