Idrizi e merr me humor: Kohë mjaft e bukur në Kukës

Sinan Idrizi ishte së bashku me presidentin e Kukësit Safet Gjici në tribunën e stadiumit të Kukësit. Dy presidentët kanë qëndruar për gjithë ndeshjen së bashku, ashtu si dhe në pushim të saj. Në përfundim të takimit numri 1 i Kukësit nuk ka preferuar të flasë, deri diku i mërzitur dhe i irrituar, ndërsa në krahun tjetër administratori i Flamurtarit, ka folur shumë shkurt në lidhje me ndeshje teksa me dy fjali u shpreh: Ishte një ndeshje e bukur, ishte e luftuar. Ne duam vetëm të luajmë futboll”.

Ishte ndeshja e fundit para zgjedhjeve në FSHF dhe Idrizi e ka përmendur shpesh “erën e marsit” muajt e fundit, por në lidhje me këtë tema ka prerë shkurt me një batutë: “Kohë mjaft e bukur në Kukës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *