Idrizaj: Penalltia për Flamurtarin, inekzistente

Mbrojtësi i Kamzës, Hektor Idrizaj, luante një ndeshje të veçantë dje, sepse përballej me ekipin e vendlindjes, ku ka luajtur për dy sezone, në vitet 2014-16. Tani 28-vjeçari është kthyer në një lojtar kyç te Kamza, ku ka rigjetur formën e vet më të mirë fizike, pas problemeve që pati vjet te Skënderbeu.

I ftuar në “Rubrika Sportive” në RTSH, mbrojtësi i djathtë foli për sfidën e djeshme, duke e quajtur të padrejtë penalltinë që solli barazimin final: “Nga mënyra sesi erdhi ky barazim, na vjen keq që nuk mundëm të merrnim më shumë, sidomos për faktin se Flamurtari ishte me një lojtar më pak pas daljes së Bicit me karton të kuq. Ishim duke fituar 2-1 dhe u akordua një penallti e paqenë për Flamurtarin, sepse lojtari kundërshtar ishte në pozicion jashtë loje. S’ka më ndeshje të lehta. Duhet të marrim maksimumin, sepse tani vjen pika më kulmore e kampionatit. Kamza nuk vjen më me statusin si një skuadër inferiore, ndaj edhe kundërshtarët kanë filluar të bëjnë një lojë ndryshe, sepse mbyllen prapa kur luajnë ndaj nesh. Në aspektin personal jam munduar të bëj maksimumin duke luajtur jo vetëm në një pozicion, por në disa role ku ekipi ka pasur nevojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *