Idrizaj kryen me sukses operacionin, e konfirmon klubi i Partizanit

0

Hektor Idrizaj u dëmtua në ndeshjen derbi kundër Tiranës dhe u desh të largohej nga fusha e blertë me ambulancë. Dëmtimi i mbrojtësit ishte shumë i rëndë dhe sot ka kryer operiacion. Klubi i Partizanit konfirmoi në Facebook se operiacioni është kryer me sukses dhe Idizaj do t’i nënshtrohet një programi të veçantë rikuperimi.

Njoftimi i Partizanit:
Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale në gju për Hektor Idrizaj. Mbrojtësi i kuq i cili u dëmtua në takimin ndaj Tiranës, i është nënshtruar sot operacionit në gjurin e djathtë, ndërhyrje e cila është kryer në ambjentet e spitalit “Hygeia” në Tiranë. Operacioni i realizuar nga specialisti ortoped Dr. Dritan Todhe ka rezultuar i suksesshëm dhe Idrizaj tashmë do ti nënshtrohet një programi të veçantë rikuperimi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.