Idriz Batha ka një mesazh për lojtarët e Tiranës: Të kuptojnë se çfarë fanelle mbajnë veshur

Tirana nuk ka arritur më shumë sesa një barazim ndaj Vllaznisë. Në klasiken e Superiores, ekipi i Ahmataj nuk meritonte më tepër se 1 pikë, pasi shkodranët kishin rastet më të pastra.

Ndërkohë Idriz Batha ka edhe një mesazh për lojtarët e Tiranës. Në intervistën e dhënë për “Supersport”, mesfushori shprehet se futbollistët bardheblu duhet të kuptojnë vlerën e fanellës që ata mbajnë veshur.

“Kjo ishte një klasike. Nuk ishte habi nëse barazonim apo humbnim. Megjithëse ishim ne më afër fitores. Lojtarët duhet të kuptojnë se çfarë fanelle mbajnë veshur. Ndoshta kemi zgjedhur një mënyrë pak të gabuar të futbollit, pasi duhet të jetë më modern dhe më e shpejtë. Ky është mendimi im”, ka thënë Batha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *