Idriz Batha e kalon me batuta, në vendin e Mesit vendos…Elton Kale!

Teksa Lionel Mesi është shpallur për herë të gjashtë si fitues i Topit të Artë, tek Tirana ka vend për humor. Do të ishte pikërisht Idriz Batha që do të ngacmonte futbollistin tjetër të bardhebluve, Elton Cale.

Sipas fotos së publikuar në Instagram, në vendin e Lionel Mesit është vendosur pikërisht fytyra e lojtarit të Tiranës, si për të treguar një sezon brilant që ka bërë Kale. Të paktën, ky është vlerësimi që i vjen nga Idriz Batha. /Sport Ekpres/