Idiotësia e portierit të Duisburgut, shkon të pijë ujë dhe pëson gol

Ndodh shpesh që një portier gjatë të ndeshjes të shkojë pas porte ose brenda saj, për shkak se ka lënë diku një shishe ujë.

Natyrisht, gjithçka ndodh kur topi është në krahun tjetër të fushës, apo jo?

Në fakt, portieri holandez i Duisburgut Mark Fleken duket se nuk i di mirë disa rregulla elementare dhe sot në ndeshjen kundër Ingolshtatit, në Bundesligën 2 gjermane, i ktheu shpinën ndeshjes dhe shkoi të pinte ujë, ndërkohë që aksioni ishte pak metra larg tij dhe në mënyrë të pabesueshme sulmuesi i Ingolshtatit shënoi golin e barazimit 1-1. Për fatin e Flekenit, Dusiburgu fitoi 2-1 dhe u afrua me vendet e kreut, ndërkohë që interesant është fakti se sot në Bundesligën 2 u luajtën 4 ndeshje dhe të gjitha u fituan 2-1 nga skuadrat vendase!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *