“Idhullin tim tani e tutje do e kem shok skuadre”

Frenki De Jong ka zbarkuar në Barcelonë. Holandezi është blerë në merkaton e dimrit nga katalanasit, me marrëveshjen që përfshinte qëndrimin në Amsterdam deri në fund të sezonit. Barcelona derdhi plot 86 milionë euro në arkat e Ajaksit për të sjellë në “Camp Nou” De Jong.

Më në fund ka ardhur momenti për djaloshin. Frenki do të prezantohet pasditen e nesërme në stadiumin “Camp Nou” para tifozëve katalanas. Me zbritjen nga avioni, talenti ka thënë fjalët e para. Me fytyrën e buzëqeshur si gjithmonë, tulipani shprehet shumë i lumtur që do të jetë pjesë e Barcelonës.

“Jam shumë i gëzuar që më më fund jam këtu. E kam ëndërruar që i vogël dhe tani që u realiza është diçka e mrekullueshme. Mezi pres të shkel në fushën e ‘Camp Nou” për herë të parë. Më pëlqen mënyra e lojës së Barçës. Filozofia e tyre ngjan shumë atë të Ajaksit. Mendoj se do e shijoj të luajturit këtu.”

“Jam i gëzuar që do të kem mundësinë të luaj me Mesin. Tani idhulli im do të jetë shoku im i ekipit. Barça me lojtarët holandezë gjithmonë ka pasur një lidhje të ngushtë dhe shpresoj ta nderoj këtë traditë. Dua të bëhem një nga holandezët më të mirë që ka luajtur me Barcelonën”, u shpreh ylli i mesfushës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *