Idhulli, gabimet dhe momentet më të bukura: Tare i prek të gjitha

0

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Igli Tare, ishte i ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në “TV Klan”, ku i përgjigj pyetjeve të fëmijëve të ftuar në panelin këtij emisioni. Drejtori sportiv i Lacios u kthye pas në kohë duke folur për fillimet e tij si futbollist në Europë.

Momenti më i bukur? – Momenti më i bukur ka qenë veshja e fanellës së kombëtares, kurse momenti më i madh ishte fitimi i ndeshjes me Greqinë.

Keni ndonjë huq? – Huqi im është që më pëlqen të shikoj shumë filma.

Gabimet? –  Kemi thyer xhama makinash, dritaresh kur luanim futboll. Të gjitha gjërat që nuk duhet i bënim.

Puna si kopshtar? – Kur e provova për herë të parë, turpërohesha. Ishte një punë e ndershme. Thjeshtësia është gjëja më e rëndësishme, sidomos ne që jemi lart. Duhet t’i respektojmë njerëzit me profesione të ndryshme, pasi ata me gjërat e vogla bëjnë diferencën.

Kam provuar futbollin në Itali dhe Gjermani. Në Gjermani është për spektakël, kurse Italia për cilësinë dhe taktikën.

Gërmo Tare, Gërmo. A e keni gjetur atë që kërkonit? Unë gërmova dhe gjeta topin.

Ju jeni shumë i zënë, a mërzitet familje për këtë? –  Familja mërzitet që nuk kaloj shumë kohë me ta. Sa herë kam kohë të lirë ia dedikoj familjes dhe sidomos fëmijëve. Është shumë e rëndësishme të ndjejnë afrimitetin. Durimi dhe dashuria janë ato që më kanë mësuar fëmijët.

Këshilla – Duhet të ëndërroni çdo dite dhe të besoni se mund t’ia dilni. Në momentin më të vështirë mund t’ia dilni.

Idhulli – Van Basten është lojtari idhull. Nga shqiptarët nuk mund të veçoj, miqësi kam pasur me të gjithë. Besnik Hasi ka qenë një nga miqtë më të mirë. Edhe me Canën jemi rritur bashkë në kombëtare.

Jeni ndjerë keq si emigrant? – Unë kam qenë emigrant krenar për vendin që jam dhe nga vij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.