Ideja revolucionare e De Laurentis: Seria A të luhet në Londër

Në Itali ka filluar një debat në lidhje me disa marrëveshje që Liga e Serie A po bëhet gati të nënshkruajë me federatën kineze. Shumë ekspertë të futbollit italian mendojnë se pas këtyre takimeve me dyer të mbyllura fshihet një plan për të luajtur ndeshje të Serie A në qytete të ndryshme në Kinë.

Për ta qetësuar disi situatën ka menduar presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis, i cili në një prononcim për gazetarët mendoi të bënte disa batuta në lidhje me problematikën e krijuar.

Muaji gusht është një mundësi e mirë për t’i luajtur ndeshjet e Serie A, nëpër vende të ndryshme në Europë. Përse mos ta fillojmë sezonin në Paris, Londër, Berin, Madrid ose Barcelonë?. Nuk mendoj se tifozët do të ndiheshin të tradhtuar, pasi në fund të fundit shumica prej tyre në atë periudhë ndodhen me pushime, shumë larg qyteteve ku jetojnë gjatë pjesës tjetër të vitit”, tha De Laurentis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *