Ideja Falkao, e kushtueshme për kampionët

0

Edhe pse agjenti i Falkaos, Horge Mendez, ka lënë të hapur një derë për transferimin në verë të sulmuesit tek Juventusi, kjo gjë vështirë të ndodhë për një arsye të vetme: operacioni do të kushtonte shumë, edhe nëse Pogba do të shitej dhe do të gjendeshin paratë për kartonin. Rroga e kolumbianit është 12 mln euro kesh, pra në total 24 mln euro me ligjet italiane, në sajë të sigurimeve dhe taksave. Edhe nëse lojtari pranon ta ulë rrogën, do të kërkojë kontratë minimalisht për 3 vjet, gjë që do të sjellë një operacion tepër të kushtueshëm. Junajtidi e ka marrë Falkaon në huazim për 7,5 mln euro dhe ka paguar rrogën e tij 12 mln euro, por s’do të paguajë 60 mln euro për ta blerë lojtarin në qershor.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.