Ideja e re, Botërori i Klubeve mund të ndryshojë format

Krahas kampionatit Botëror dhe atij Europian, me shumë mundësi do të shohim një format të ri, por këtë radhë në nivel klubesh. Botërori i klubeve është një kompeticion ekzistues, por siç është realiteti nuk e ka atë vëmendje që drejtuesit e futbollit botëror do të donin të kishin.

Në të tilla kushte po mendohet që të riformatohet ky kompeticion dhe të shihet një strukturë e re, e cila do të ishte e ngjashme me atë të Botërorit ose Europianit.Me pak fjalë, botërori i klubeve mund të organizohet një herë në katër vite dhe pjesë në këtë garë të marrin pjesë 24 skuadra, 12 prej të cilave do të ishin nga Europa dhe ky turne do të zgjasë 18 ditë.

Nëse do të ndodhte diçka e tillë atëherë do të hiqej Kupa e Konfederatave, e cila organizohet një vit gjithnjë pas Kupës së Botës. Sipas “Sky Sport” FIFA do ta hedhë shumë shpejt në votim këtë propozim të ri. Një tjetër mundësi është ajo e organizimit të Botërorit të Klubeve çdo vit në periudhën korrik-gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *