Ideja e kreut të UEFA-s, Ceferin: U tregoj vendin përfekt për Kupën e Botës 2030!

Aleksandër Ceferin, presidenti i UEFA-s, ka folur për “The Sun”, sa i përket Botërorit të vitit 2030. Slloveni ka hedhur idenë e organizimit të këtij kompeticioni në Angli, ose Britaninë e madhe.

Kreu i qeverisë europiane të futbollit intrigohet nga ideja e zhvillimit të kompeticionit më të rëndësishëm në botë në ishull, ndërsa zbulon dhe stadiumin që mund të presë finalen e madhe. Pa dyshim që mitiku ‘Wembley’ mbetet favorit, por nuk përjashtohet dhe një tjetër stadium fantastik.

Fakti që Anglia nuk e ka organizuar Kupën e Botës prej kohësh edhe pasja e një infrastrukture të mirë janë dy faktorë tepër të rëndësishëm. Do të ishte një eveniment fantastik, jam i sigurt. Gjithmonë që vijmë këtu, çdo gjë është e organizuar mirë. Finalja? Mund të zhvillohet në ‘Wembley’ kryesisht, por dhe stadiumi i Kardifit është një opsion, pasi ka pritur finale të Champions-it në dhjetë vitet e fundit.”

Europa duhet të vijë me një ofertë dhe jam i sigurt që ashtu do të ndodhë. ‘Wembley’ është stadiumi më i madh në Europë, Londra nuk ka probleme me hotelet dhe transportin. Jam i bindur se Anglia, ose Britania e Madhe mund të organizojnë një turne të bukur dhe të sigurt për tifozët, ashtu siç dhe Spanja“, përfundon Aleksandër Ceferin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *