Ideja e fundit, Naingolan tenton rikthimin e madh

Raxha Naingolan është një prej lojtarëve që pritet dhe duhet të largohet nga Interi. Antonio Konte nuk e ka në planet e tij dhe ia ka thënë diçka të tillë mesfushorit.

31-vjeçari po kërkon për një ekip të ri, ose më saktë për një ekip të vjetër. Eusebio Di Françesko ka punuar me belgun te Roma dhe dëshiron ta bëjë sërish një gjë të tillë te Sampdoria, por “ninxha” dëshiron Kaljarin.

Naingolan luajti katër sezone në Sardenjë, aty ku u kthye në simbolin dhe liderin e Kaljarit. Mesfushori potent dëshiron të rikthehet sërish në ishull dhe Kaljari është gati ta presë me krahë hapur.

Problem mbetet paga e lartë prej 4.5 milionë eurosh. Interi mund të zgjidhë situatën, duke vendosur të paguajë një pjesë të konsiderueshme të rrogës së tij, ndërsa duhet parë se deri sa mund të ofrojë ish-ekipi për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *