Ideja e fundit e Milanit, propozim interesant për Monakon

Milani ka rinisur negociatat me Monakon. Në fokus të bisedimeve janë Andre Silva dhe Pietro Pelegrini. 18-vjeçari italian i klubit nga Principata pëlqehet shumë nga trajneri dhe drejtuesit e kuqezinjve.

Këta të fundit i kanë propozuar Monakos një shkëmbim kokë më kokë midis dy sulmuesve. Pelegri debutoi me Xhenoan në Serie A në moshën 16-vjeçare dhe klubi francez shpenzoi 25 milionë euro janarin e vitit të kaluar për shërbimet e tij.

Dy klubet arritën akordin për shitjen e Andre Silvës për shumën e 30 milionë eurove, por marrëveshja u prish në momentet e fundit. Monako vazhdon të insistojë për sulmuesin luzitan, ndërsa Milani kërkon talentin italian në shkëmbim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *