Ideja e çuditshme në Spanjë, do të ketë një trofe me emrin “Leo Mesi”

Ndodh që kur një futbollist lë futbollin apo largohet nga kjo jetë, klubet apo ligat ku ai ka dhënë kontributin e tij e nderojnë në mënyra të ndryshme. Megjithatë në Spanjë kanë një ide tjetër dhe e kanë projektuar që tani, ndonëse duket pak e çuditshme. Edhe pse Leo Mesi ende nuk e ka menduar se kur do t’i varë këpucët në gozhdë, presidenti i La Ligës, Javier Teba, ka hedhur idenë që të krijohet një trofe në emrin e argjentinasit.

Duket paksa e çuditshme që të jepte një trofe i tillë për aq kohë sa vetë lojtari është në aktivitet, edhe pse për “pleshtin” do të ishte një nderim jo i vogël. Sigurisht lojtari vetë duhet të japë mendimin  tij për këtë çështje, pasi është emri i tij mbi të gjitha që konsiderohet markë më vete, edhe pse nuk pritet që të ketë ndonjë kundërshtim.

Në konferencën për shtyp është pyetur dhe trajneri Ernesto Valverde, i cili u shpreh se duket një ide e mirë, por më parë duhet që të merret mendimi i lojtarit të tij: “Nuk e di çfarë të them, pasi më parë duhet të pyesim Leo Mesin, nëse do ai që të përdoret emri i tij apo jo, nuk e di çfarë të them. Mund të jetë një ide e mirë, por vendimi i takon atij. Është një pyetje e vështirë për mua”.

Mesi do të qëndrojë dhe për pak javë jashtë fushave të blerta, pasi ka pësuar një dëmtim në krah. Sulmuesi do të humbasë edhe ndeshjen e kthimit me Interin në Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *