Ideja e çmendur, Reali ofron dy lojtarë për Hazardin

Real Madrid po e vuan shumë mungesën e një lojtari në sulm. Largimi  Ronaldos dhe mos zëvendësimi në mënyrë dinjitoze i tij, ka krijuar një problem të madh, çka po shihet dhe në mungesën e rezultateve. Fiksimi i Florentino Perez është Eden Hazard.

Belgu shihet si “ilaçi” për të harruar Ronaldon, i cili në anën tjetër ua bën dhe më të dhimbshme “galaktikave” duke bërë mirë në Itali. Siç raportohet nga mediat e huaja, ideja më e çmendur vjen nga Spanja, ku flitet se Real është gati që të japë dhe dy lojtarë, vetëm e vetëm që të marrë Hazardi në skuadër.

Jo vetëm një shifër e konsiderueshme të ardhurash, por për të Çelsi mund të marrë edhe kartonin e Kovaçiç, por të sigurojë dhe shërbimet e Asensios. Duket një ide tunduese dhe mjaft fitimprurëse për “blutë” e Londrës, por në merkaton dimërore mund të ketë diçka më konkrete. Edhe dëshira e Hazard është që të jetë pjesë e Realit, diçka që e ka lënë disa herë të nënkuptohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *