Ibrahimoviç vendos përfundmisht, klubi jep njoftimin zyrtar

Spekulimet për një transferim të mundshëm të Zllatan Ibrahimoviç drejt Europës, konkretisht te skuadra e Milanit ishin të shumta. Gjithsesi, ditët e fundit është konfirmuar si nga drejtuesit e klubit kuqezi, po ashtu dhe nga vetë lojtari se, suedezi do të vijojë karrierën e tij në Amerikë me Los Anxhelos Galaksi.

Ditën e somte është zyrtarizuar gjithçka, teksa klubi i Los Anxhelos, në një postim të bërë në llogarinë e tyre në “Tëitter” kanë dhënë njoftimin zyrtar, se gjiganti suedez ka firmosur një kontratë të re me klubin, duke konfirmuar se do të jetë pjesë e tyre dhe për sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë, Ibrahimoviç u transferua në radhët e LA Galaksi në mars të këtij viti. Në sezonin e tij të parë në Amerikë, suedezi shënoi plot 22 gola dhe arriti të asistonte 10 herë në 27 ndeshje të luajtura në MLS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *