Ibrahimoviç: Nuk kam ardhur për të shtyrë kohën, duhet projekt fitues

0

Zlatan Ibrahimoviç ka mbetur shumë i zhgënjyer pas barazimit kundër Evertonit dhe i ka përcjellë një tjetër mesazh të qartë Mançester Junajtidit, nëse ky klub dëshiron të mbajë edhe për një sezon sulmuesin suedez.

Ai ia ka bërë të qartë Mançesterit, se klubi duhet të tregojë ambicie për të fituar, në të kundërt nuk ka ndër mend të qëndrojë në “Old Trafford” thjesht sa për të shtyrë kohën.

E ardhmja e tij është gjithnjë e më shumë e lidhur me Los Anxhelos Galaksi në SHBA dhe Ibra ka nisur t’i bëjë presion Junajtidit: “Nuk jam 20 vjeç. E di se më kanë mbetur jo më shumë se 2 apo 3 vjet karrierë, ndaj gjithçka varet nga klubi, çfarë kanë ndër mend të bëjnë, vizioni që ata kanë, sepse e kam thënë që ditën time të parë dhe e përsëris se nuk kam ardhur këtu për të çuar kohën dëm. Unë kam ardhur këtu për të fituar. Jemi në atë pozicion në renditje dhe e meritojmë. Nuk jam mësuar i dyti, nuk e mbaj mend kur kam dalë i dyti, më duket para shumë vitesh me Milanin. I dyti do të thotë të jesh i pari në renditjen e atyre që mbërrijnë të fundit.

“Kontrata e re? Vetëm bisedime, asgjë më shumë. Deri më tani nuk kam vendosur asgjë dhe jam i hapur për gjithçka”- ka thënë Zlatan Ibrahimoviç për “BT Sport”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here