Ibrahimoviç në listën “Champions” të Junajtidit

 

Një ditë pasi Zlatan Ibrahimoviç është kthyer zyrtarisht tek “Djajtë e kuq”, trajneri Zhoze Murinjo ka vendosur ta përfshijë suedezin në listën e lojtarëve që Junajtid do të regjistrojë për në Ligën e Kampioneve. Suedezi mendohet se do të qëndrojë jashtë deri në fundin e tetorit, por pavarësisht kësaj trajneri portugez do ta përfshiojë në listë me shpresën se ndoshta 35-vjeçari do të kthehet në fushë më shpejt, nisur nga ecuria e riaftësimit të tij. “Ne e dimë se ai nuk do të jetë gati për në fazën në grupe në Ligën e Kampioneve, por duke qenë se kemi vend në listë, ai do të jetë pjesë e saj”- ka thënë Murinjo. Junajtid, sikurse dhe klubet e tjerë pjesëmarrës në Ligën e Kampioneve duhet të dërgojnë javën e ardhshme në UEFA listën e lojtarëve të federuar për në Champions për sezonin e ri.

Junajtid, birra me gjysmë çmimi për të afruar tifozët

Mançester Junajtid ka ndërmarrë një iniciativë unike për të afruar tifozët në “Old Trafford” sa më herët. Duke nisur nga takimi i sotëm kundër Lesterit, tifozët që do të mbërrijnë herët në dyert e “Old Trafford” do të paguajnë pijet e tyre me gjysmë çmimi deri një orë para fillimit të ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *