
Mançester Junajtid-Bornemuth mbaroi 1-1 në fushë, por zhurma rreth asaj sfide është e madhe.
Gafat e gjyqtarit ishin të panumërta dhe kjo ka çuar në një betejë mes mbrojtësit mik Tajron Mings dhe Zllatan Ibrahimoviçit.
Fillimisht Mings shkeli në kokë suedezin, një faull i frikshëm, por që për fat nuk pati pasoja të rënda.
Arbitri nuk pa asgjë, por Ibra nuk harroi dhe pak më vonë i dha një goditje të fuqishme me bërryl mbrojtësit.
Pas ndeshjes Mings deklaroi: “Nuk e shkela me qëllim, jam futbollist i ashpër, por i ndershëm. Nuk e di a më goditi qëllimisht më pas Ibra, por e prisja që të hakmerrej”.
Murinjo e Runej pas ndeshjes kërkuan dënim të rëndë për Mings, por Ibra tha: ” Çfarë ndodh në fushë, mbetet në fushë”.
Bukur, por tani të dy sherrxhinjtë rrezikojnë e pakta 3 ndeshje pezullim.
Did bignose try & stamp on Mings first?pic.twitter.com/kyhhe6OIa2
— UrbanSpaceman (@conal_fitz) March 4, 2017